Sot transporti publik në të gjithë vendin do të nisë punën në orën 08:00, dhe jo në 05:30 të mëngjesit.

Ky vendim u vendos dje nga shoqatat e transportit në prag të seancës plenare të Kuvendit, ku pritet të votohet paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2027.

Megjithatë edhe pas këtij njoftimi, qytetarët e painformuar në Tiranë kanë pritur në stacione. Në një vëzhgim që Report Tv bëri sot që në orët e para të mëngjesit shihet se qyetarët vijojnë të presin autobusin .

Operatorët kërkojnë tërheqjen nga rritja e propozuar e TVSH-së nga 20% në 21%, pasi sipas tyre kjo do të sillte për pasojë edhe shtrenjtimin e biletave të autobusëve duke rënduar kostot për qytetarët.

Lajm në përditësim…