VLORË- Dy të rinj të moshës, 23 dhe 25 vjeç, kanë mbetur të plagosur, nga një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë.
Policia bën me dije se një automjet tip "Toyota" me drejtuese shtetasen A. P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy të rinj, të identifikuar si Asmarildo Islamaj dhe Asterion Mezuraj.
Si pasojë e aksidentit, dy të rinjtë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në gjendje kritike për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.- njofton policia.
'Sot, rreth orës 06:25, në bulevardin "Ismail Qemali", një automjet tip "Toyota"me drejtuese shtetasen A. P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.- njofton policia.
nuk eshte perplasur, por toyota ka aksidentuar motociklistat, pasi ka tentuar te ktheje makinen ne vend gje qe eshte komplet e ndaluar.
PërgjigjuEdhe ata pak te rinj qe ngelen ne vend po shuhen nje nga nje cdo dite neper rruget e vendit.
Përgjigju