Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Dishnicë, pranë një karburanti.

Raportohet se një mjet ka përplasur një 66-vjeçar i cili po udhëtonte me motor. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se bëhet fjalë për 66-vjeçarin Lefter Liçenj, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Deri më tani janë ende të paqarta rrethanat e aksidentit ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

"Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Korçë–Bilisht”, në fshatin Dishnicë, motomjeti me drejtues shtetasin L. L., 66 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. M.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. L.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", thuhet në njoftimin e policisë.