Një çift të rinjsh janë përplasur nga një makinë, teksa po ecnin në trotuar pranë kryeministrisë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, teksa dyshohet se drejtuesi i mjetit i identifikuar si Jorgaq Thengjilli, 21 vjeç ka humbur drejtimin për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara.

Të rinjtë janë transportuar në spital, ndërsa burime bëjnë me dije se nuk kanë rrezik për jetën, por po mbahen në mbikëqyrje nga bluzat e bardha. Gazetari i Report Tv Sokol Dema mëson se drejtuesi i mjetit i cili është arrestuar disa orë pas aksidentit rezulton se është ndëshkuar me 20 gjoba më herët për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Një prej gjobave e ka marrë më 23 Korrik për tejkalim të shpejtësisë në zona të banuara. 

21-vjeçari, i lindur në Greqi dhe banues në Tiranë, iu nënshtrua edhe testit të alkoolit dhe lëndëve narkotike, për të cilat rezultoi negativ.  Këtë të diel kur shkaktoi aksidentin po lëvizte me shpejtësi nga Liceu Artistik në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përmes rrugës “Ismail Qemali”. Si pasojë e përplasjes së makinës e cila ka përfunduar në trotuar, përveç dy të plagosurve, janë shkatërruar edhe reklamat në anë të rrugës. Policia Rrugore ka nisur hetimet për të sqaruar të plota rrethanat e këtij aksidenti.

Ngjarja mund të kishte qenë edhe më e rëndë. Në momentet e aksidentit, në trotuar, po lëvizte edhe një tjetër qytetar, i cili për fat të mirë ka shpëtuar për fije nga përplasja e makinës “Mercedes Benz”. Në këtë zonë nuk është hera e parë që regjistrohen aksidente të rënda. Pak metra më tutje, në afërsi të kryqëzimit ku ndodhet RTSH dhe ambasada e Italisë, dy automjete u përplasën në janar 2021 duke shkaktuar panik tek qytetarët, me dëme të konsiderueshme materiale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Shkaktoi aksidentin pranë Kryeministrisë në Tiranë, shoferi 21-vjeçar i ndëshkuar me 20 gjoba, lëvizte me makina luksoze

1699219243_aksidentitekryeministria.jpg

Jorgaq Thengjilli 21-vjeçari që u arrestua mbrëmjen e së dielës për aksidentin me dy të plagosur të ndodhur pranë kryeministrisë në Tiranë rezulton se është ndëshkuar me 20 gjoba. Gazetari i Report Tv Sokol Dema mëson se ai lëvizte me makina luksoze dhe ishte i apasionuar pas shpejtësisë. Një prej gjobave e kishte marrë më 23 Korrik për tejkalim të shpejtësisë në zona të banuara. 

Ora 21:18
FOTO/ I apasionuar pas shpejtësisë, kush është 21 vjeçari që mori para me 'Benz' dy të rinjtë në trotuar në Tiranë, i gjobitur më parë

1699215839_c.jpg

Ky është 21 vjeçari Jorgaq Thengjilli që ka humbur drejtimin e makinës tip Benz në rrugën "Ismail Qemali" duke përfunduar në trotuar ku përplasi një çift të rinjsh. Pasi është arrestuar ai i është nënshtuar testit me "Drager" dhe "AquilaScan" dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike, apo lëndë narkotike. I riu është ndëshkuar më përpara për shpejtësi të lartë në qendrat e banuara.

Ora 21:06
Tiranë/ Përplasi me makinë çiftin e të rinjve pranë kryeministrisë, arrestohet shoferi 21 vjeçar (Emri)

Policia ka arrestuar Jorgaq Thengjillin shoferin që aksidentoi me makinë një çift të rinjsh këtë të diel pranë kryeministrisë në Tiranë.

"Në datën 05.11.2023, ora 20:00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Jorgaq Thengjilli, lindur në 2002 në Larisa, Greqi dhe banues në Tiranë, për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor sipas nenit 290 të Kodit Penal. Ndërsa drejtonte mjetin Jorgaq Thengjilli ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe ka përplasur dy këmbësore në rrugën “Ismail Qemali”. Të lënduarat janë dërguar në spitalin e Traumës dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Nga testi i alkolit me aparat “Drager”, rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk ishte nën ndikimin e alkoolit, gjithashtu dhe nën ndikimin e lëndeve narkotoke. Ai më parë është ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në zona të banuara."

Ora 15:56
Tiranë/ Përplasi me makinë dy të rinjtë në trotuar, shoferi i ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit

Shoferi që aksidentoi me makinë dy të rinjtë që po lëviznin në trotuar pranë kryeministrisë në Tiranë rezulton se është ndëshkuar edhe më herët për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se këtë të diel po lëvizte nga Liceu Artistik në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përmes rrugës “Ismail Qemali”.

Ora 15:37
‘Benz’-i u ngjit në trotuar, 'shembi' në tokë reklamat dhe përplasi çiftin e të rinjve, pamje nga vendi i aksidentit në Tiranë

 

Report Tv sjell pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti i rëndë gjatë ditë së sotme afër Kryeministrisë, ku një makinë tip "Benz" ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur kështu një cift të rinjsh. Siç shihet nga pamjet që gazetarja e Report TV Ledina Jakimi sjell, makina fillimisht ka marrë përpara reklamën dhe më pas ka aksidentuar çiftin e të rinjve. Këto të fundit janë transportuar në spital.