Aksident pranë nënkalimit të Novoselës, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Përmbyset ‘Fuoristrada’, dy të plagosur (VIDEO)

VLORË- Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të nënkalimit të Novoselës. Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit tip ‘Fuoristradë’ me targa  AA285SM e për pasojë ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30 në aksin Vlorë-Fier.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, shoferi dhe pasagjerja kanë shpëtuar mrekullisht nga ndonjë tragjedi e mundshme. Aktualisht dy të plagosurit janë duke u mjekuar në spitalin e Vlorës.

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq

‘Askush mos kaloj vijën e bardhë! Merrem unë me ta’, momenti kur drejtori i policisë së Korçës përplaset me fermerët protestues në Maliq