Automjeti përplas 15-vjeçarin pranë prefekturës së Vlorës, ja gjendja e tij shëndetësore (VIDEO)

Vlorë – Një 15-vjeçar është përplasur nga një automjet në lagjen "Hajro Cakërri", pranë prefekturës së qarkut Vlorë.

Shoferi 36-vjeçar i identifikuar me inicialet E.M., teksa drejtonte automjetin e tij tip "Toytoa" ka përplasur 15-vjeçarin në momentin që ky i fundit po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

"Sot, rreth orës 19:10, në lagjen "Hajro Çakërri", shtetasi E. M., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Toyota", ka aksidentuar një shtetas të mitur 15 vjeç, (këmbësor) i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën",- njofton policia.

Raportohet se i mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Përgjimet SKY ECC/ Nën akuzë edhe ish-kryegjyqtari i Elbasanit, u dorëhoq nga Vettingu më 2020, KPK e largoi për 15 vite nga sistemi

Përgjimet SKY ECC/ Nën akuzë edhe ish-kryegjyqtari i Elbasanit, u dorëhoq nga Vettingu më 2020, KPK e largoi për 15 vite nga sistemi