Aksident në Berat, ambulanca përplaset me një kamionçinë të mbushur me bombola gazi! Shpëtojnë mrekullisht i sëmuri dhe mjekët

Një aksident i fortë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Axhensi-Spital, në vendin e quajtur "Rrapi", në lagjen "30-Vjetori". Mjeti, tip Ford kamionçinë që ishte i mbushur me bombola gazi është përplasur me një ambulancë,që ka qenë duke lëvizur me shpejtësi për shkak të një emergjence.

Nga përplasje midis dy mjeteve janë regjistruar dëme materiale, ndërsa mjekët që ndodheshin brenda në ambulancë dhe pacienti kanë marrë plagë të lehta, ashtu sikurse edhe dy drejtuesit e mjeteve.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po punojnë për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e këtij aksidenti. Mësohet se mjeti tip kamionçinë ishte mbushur me bombola gazi në momentin kur mendohet se ka dalë nga një rrugë dytësore dhe i ka prerë rrugën ambulancës. Pas aksidentit, bombulat e gazit janë hequr me shpejtësi nga një tjetër automjet,për të shmangur rrezikun e ndonjë shpërthimi të mundshëm.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha