Aksident pranë stadiumit 'Air Albania', makina del nga rruga dhe përplaset me një mjet të parkuar

Aksident pranë stadiumit 'Air Albania', makina del nga rruga dhe përplaset me një mjet të parkuar

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në afërsi të stadiumit “Air Albania” mbrëmjen e sotme.

Sipas policisë drejtuesi Baftjar Xhuti ka humbur kontrollin e makinës duke u përplasur me një automjet të parkuar në afërsi të stadiumit. Si pasojë ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar.

"Informacion paraprak, rreth orës 19:25, në afërsi të stadiumit “Air Albania” shtetasi B. Xh., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të parkuar aty në afërsi. Nga përplasja ka vetëm dëme materiale.

Sherbimi i Qarkullimit Rrugor ka kryer veprimet përkatëse dhe ka ndëshkuar administrativisht për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara drejtuesin e mjetit shtetasin B. Xh”, njofton policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci

Lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci