Një aksident është regjistruar pranë Syrit të Kaltër, në Bashkinë Finiq, ku dy persona, njëri prej tyre shtetas i huaj, janë rrëzuar me motor në një humnerë rreth 15 metra në anë të rrugës.
Fatmirësisht, të dy qytetarët kanë pësuar vetëm lëndime të lehta. Në operacionin e shpëtimit morën pjesë forcat e MZSH-së, strukturat e Policisë, si dhe Urgjenca Mjekësore.
Pas nxjerrjes nga zona ku kishin rënë, të lënduarit u transportuan drejt Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore dhe kontrolle të mëtejshme.
Autoritetet ndodhen në terren për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komente









