Një aksident i dytë rrugor, brenda pak orëve, ka ndodhur në aksin problematik Milot-Tiranë. Dy autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën, me pasojë plagosjen e të dy drejtuesve.

Në mbikalimin e Patokut, aty ku u aksidentuar rëndë pak orë më parë dhe një këmbësor, janë përplasur dy autovetura. Njëra prej tyre, e tipit Benz, me targa 05-115BB dhe me drejtuesen nga Kosova, Minire Osmani, 49 vjeçe, është përpalur me mjetin, i tipit Benz A Class, me drejtues Alfred Marku, 30 vjeç dhe me banim në Krujë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar për në spitalin e Lezhës, dhe pse aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.  

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)