LEZHË- Një 29-vjeçar ka humbur jetën, pasi është përplasur për vdekje nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Lezhë - Shëngjin, ku për pasojë ka humbur jetën Fatmir Pervata 29 vjeç, banues në Tropojë. 29-vjeçari u përplas nga një automjet me drejtues 19-vjeçarin me inicialet E.M., banues në Lezhë.
Uniformat blu bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. "Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Njoftimi i plotë i policisë
Në rrugën Lezhë - Shëngjin, shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit".