LIBRAZHD- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të premte ku janë mbetur të plagosur 3 persona, një grua dhe 2 fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur në Librazh, pranë fshatit Vehçan, ku mësohet se një makinë është përplasur me një furgon  e për pasojë ky i fundit është përmbysur në rrugë, siç shihet edhe në pamjet që Report Tv sjell. Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Librazhdit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen shkaqet e këtij aksidente, policia po punon për zbardhjen e tyre.

1609512868_AKSIDENTLIBRAZHD.jpg