Një ngjarje e rëndë më pasojë vdekjen e 3 personave ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugor në Dellçevë të Maqedonisë.

Në aksidentin e rëndë kanë humbur jetën një familje tre anëtarëshe, mes tyre një fëmijë 2 vjeç

Sipas informacioneve të policisë në aksident është përfshirë një makinë tip “Fiat Punto” me një  kamion i tonazhit të rëndë, i cili ishte i ngarkuar me lëndë drusore.

Në aksidentin rrugor kanë humbur jetën një  32-vjeçar me iniciale  D.D,  drejtuesi i  “Fiat Puntos”, bashkëshortja e tij 27-vjeçare dhe djali i tyre dy vjeç.

Ndërsa drejtuesi i kamionit ka mbetur i plagosur  nga aksidenti rrugor, i cila ka ndoodhur gjatë mesditës.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëhërë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të përcaktuar shkaqet e ngjarjes.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com