RADHIMË- Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Rradhimë të Vlorës. Tre automjete janë përfshirë në aksident e ndërsa mësohet se shkak është bërë dalja nga rruga e një prej automjeteve.
Shoferi i cili doli nga rruga është përpjekur të shmangë një makinë që kishte përballë e cila po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara. Në përpjekje për të shmangur makinën me shpejtësi, shoferi është përplasur me 2 makina të tjera të cilat ishin të parkuara.
Fatmirësisht, nuk raporohet për asnjë të lënduar, por vetëm dëmet materiale që kanë pësuar makinat.