Ish-çiklisti I Vllaznisë Aleksandër Lazri, 36 vjeç, mesditën e së mërkurës po udhëtonte për në Gajtan me një motoçikletë sportive, kur në fshatin Rrenc ka humbur kontrollin e motorçikletës me targa SH 236 D dhe është përplasur në asfalt.
Goditja ka qënë fatale për 36-vjeçarin Lazri i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor I cili ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes. Sipas efektivëve të policisë rrugore dyshohet se shkak I aksidentit ka qënë pikërisht humbja e kontrollit të motorçikletës, e cila ka rezultuar fatale për 36-vjeçarin.
Aleksandër Lazri, ish-çiklisti I Vllaznisë kishte ardhur nga Italia ku jetonte me familjen e tij prej vitesh, enkas për të ndjekur dhe mbështetur ekipin e Vllaznisë.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)