TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Tiranë. Report Tv mëson se një grua është përplasur nga makina.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur ‘Pallatet e Verdha’, ndërsa gruaja është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Report Tv ka siguruar foton pak pas aksidentit, ku gruaja është në toka pa ndjenja, ndërsa vihet re edhe xhami i përparme i makinës që është i thyer.