VIDEO/ Aksident rrugor në Vlorë, makina përplas këmbësorin dhe largohet me shpejtësi

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e spitalit rajonal të Vlorës, ku një mjet në ngjyrë jeshile ka përplasur një person teksa ishte duke kaluar rrugën.

Mjeti, drejtuesi të cilit është ende i paidentifikuar pasi ka aksidentiuar këmbësorin është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Këmbësori i cili mbeti i lënduar nga përplasja u transportua me urgjencë në spital, ndërkohë që Policia po vijon ekspertizën dhe do të këqyrë kamerat e sigurisë për të identifikuar mjetin dhe drejtuesin e tij.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Dy fitore në 26 javë, skuadra e La Liga-s shkarkon trajnerin

Dy fitore në 26 javë, skuadra e La Liga-s shkarkon trajnerin