TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Report Tv mëson se janë përplasur 2 makina me njëra-tjetrën, ku përplasja ka qenë shumë e fortë sa që një prej mjeteve ka përfunduar në trotuar, shumë pranë një lokali.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Brrylit” në Tiranë, teksa nuk dihet nëse ka pasur pesona të lënduar nga ky aksident rrugor,.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë nxituar që të japin ndihmën e parë.

1624090203_1624089426AKSIDENT.jpg