PRISHTINE - Deputeti i Listës serbe në Parlamentin e Kosovës, Velimir Rakiç 63 vjeç nga fshati Soçanicë, ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka pësuar mbrëmë rreth orës 20:00. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave automjeti tip Golf IV me të cilin udhëtonte  Rakiç, është përplasur me një kamion mallrash në zonën e Leposaviçit.
 
Si rezultat i përplasjes deputeti i Listër serbe ka mbetur fillimisht i plagosur, ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e veriut të Mitrovicës. Lajmin për konfirmimin e vdekjes së tij e ka konfirmuar edhe shefi i operativës në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, Zhelko Bojiç.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)