TIRANË- Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në zonën e "Astirit", ku dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë! Ngjarja ka ndodhur në rrugën " Teodor Keko", ku janë përplasur një taksi, kamion dhe një motor, ku kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motorit dhe pasagjeri, të identifikuar me inicialet M.K dhe pasagjer K.A.
"Më datë 29.06.2020, rreth orës 16:15, në afërsi të Ish-doganës, janë përfshirë në aksident mjetet me drejtues shtetasit N.P., J.P., si dhe mjeti motor me drejtues M.K dhe pasagjer K.A., të cilët kanë mbetur të dëmtuar, dhe u dërguan menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve", njofton Policia.
Dy të plagosurit, kanë qëndruar të shtrirë për disa minuta në tokë, ku ndihmën e parë ua kanë dhënë qytetarët. Siç shihet në videon që Report Tv disponon, dhjetëra qytetarë janë mbledhur rreth të plagosurve për t'u dhënë ndihmë, edhe pse shihet që gjendja e tyre është e rëndë. Në vendngjarje, pas disa minutash, për shkak të trafikut të rënduar që ka në këtë zonë, kanë mbërritur tre ambulanca.
Dy të plagosurit janë dërguar me Urgjencë në Spitalin e Traumës.

Momenti kur të plagosurit janë shtrirë rëndë në rrugë
-
Vazhdoni e bleni patentat,,, kto Jan rrezultatet
Përgjigju -
E keni gabim, njeri eshte shtrire rende ne toke, kurse tjetri eshte shtrire me lehte.
Përgjigju-
Ka peshuar me rende se do kete qene ne vend te vet.
-
-
Fajin e ka saliu qe pruri maloke e katunare ne tirane,,kur duhej te qendronin ne vendet e tyre ,...tani korrni sukseset e puneve te juaja.....ptu..
Përgjigju-
Ju jeni francezi apo i lindur në paris apo aty pranë kullës ajfel apo injorant
-
Fiks.....7- mos harro diellin
-
1-rrugët jan si në mesjet. 2-mjetet jan të vjetra 3-mbingarkes 4-përdorimi i celularit 5-shpejtësia 6- ska lidhje se jan nga veriu apo nga jugu.
-
Sakte. Kemi 30 vjet me keto horrore mbi kurriz. Dhe akoma atij mortjes se shiqeres nuk i del shpirti. Kafshe shpellash
-










Komente
Komento