Një 27-vjecar i identifikuar si Festim Mecja ka humbur jetën në aksidentin tragjik pranë "Bishtit të Zhurit" në aksin rrugor Rrogozhinë-Elbasan. Report Tv sjell pamjet pak minuta pas aksidentit tragjik të automjetit tip 'Mercedes Benz C Class' që është bërë copash dhe ka përfunduar nën rrotat e kamionit. Për pasojë, i riu ndërroi jetë në vend ndërsa pasagjeri u nxor i gjallë nga makina. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të rëndë të jetë bërë parakalimi i gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara të drejtuesit të ‘Benzit’.
Ai është përplasur me kamionin në pjesën ballore të krahut të djatthtë dhe ka përfunduar poshtë tij. Përplasja ishte aq e fortë sa e shndërroi mjetin në një grumbull hekurishtesh ndërsa drejtuesi i tij ka vdekur në vend. Pas aksidentit, shoferi qëndroi për rreth një orë i bllokuar në automjet.
Nga pamjet duket se brenda kamionit të ngarkuar me inerte kishte mbetur shoferi, i identifikuar me inicialet I.C., i shokuar nga ngjarja e rëndë. Ai nuk arrinte të dilte jashtë pasi një pjesë e makinës tip 'Benz' i kishte bllokuar derën. Sapo ka dalë është shoqëruar drejt Komisariatit të Kavajës për tu pyetur rreth aksidentit. Për 2 orë aksi Rrogaozhinë-Elbasan u bllokua për kalimin e mjeteve, ndërsa firma kontraktuese hodhi zhavor në rrugë për të pastruar vajin dhe karburantin e derdhur në asfalt.
Forcat blu mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik.
Festim Meçja është 27-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Rrogozhinë pasi ishte në mjetin tip 'Benz' kur përfundoi nën rrotat e kamionit. Meçka po drejtonte automjetin 'Benz' kur mesditën e kësaj të enjteje, u fut në parakalim të gabuar. Për pasojë mjeti u bë copash dhe përplasja ishte aq e fortë sa i riu nuk arriti të mbijetonte.
Këto janë pamjet pak minuta pas aksidentit tragjik në aksin Rrogozhinë-Elbasan, ku një makinë tip 'Benz' ka përfunduar nën gomat e kamionit dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi. Nga pamjet duket se është bllokuar në makinë. Gjithashtu drejtuesi i kamionit duket i shokuar nga ngjarja por nuk del dot nga mjeti pasi një pjesë e Benzit i ka bllokuar derën.
Eshte ajo pra qe komentuam edhe dje qe fajtoret kryesor qe ndodhin aksidentet jan njerezit e pa pergjeghshem. Se kur marin timonin kujtojn se jan ne avion dhe smarin parasysh pasojat. Se e dijn jeten nje loj,por ne fakt me jeten nuk luhet. Kur e peson vet mir po kur e peson tjetri i pa faj sngelet me fjal.
PërgjigjuKeta shoferet amatore qe nuk e kane idene e makines dhe bejne manovra te gabuara perfundojne me humbje jete prandaj duhen zbatuar rregullat e qarkullimit gabimi me i vogel krijon aksident. Ngushellime familjes
PërgjigjuPo shuheni o shqiptare, thirrini mendjes! S'ka dite mos kete te vdekur ne kete vend...
PërgjigjuO Zot cfare behet keshtu,per dite aksidente, vrasje kur do degjojme ndonje lajm te mire????????
PërgjigjuMe kokpalaret dhe shpellaret e shqiperise nuk ke per te degjuar asnjhere lajme te mira.