TIRANË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme te rrethrrotulli i TEG-ut përgjatë në autostradën Tiranë-Elbasan, ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Furgoni me drejtues shtetasin A.H, duke drejtuar mjetin e tij furgon, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga ku ka përfunduar në kantierin e ndërtimit ku po punojnë punëtorët për ndërtimin e mbikalimit. Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i furgonit si dhe pasagjeri K.K, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Burime bëjnë me dije se furgoni po vinte nga Unaza e Madhe, nga Surreli me shpejtësi 120 km në orë, dhe nuk ka frenuar duke përfunduar drejt e në gropën e kantierit.
'Më datë 11.02.2022, rreth orës 12:30, në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, shtetasi A. H., duke drejtuar mjetin e tij fugon, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi A. H., dhe pasagjeri K. K., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.
Këto janë pamjet nga aksidenti që ndodhi mesditën e sotme në aksin Elbasan-Tiranë, te rrethrrotullimi i TEG-ut. Siç shihet furgoni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kantierin e ndërtimit, ndërsa të plagosur kanë mbetur shoferi dhe pasagjeri.