Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e 'Durrësit' ku ka mbetur i plagosur një fëmijë i mitur 6-vjeçar.
Ngjarja është shënuar rreth orës 10:30, ndërsa drejtuesi i mjetit është A. A, 48 vjeç. Për pasojë fëmija i mitur D. B është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komento
Komente

