Aksident te tuneli i Krrabës, 'Honday' përmbyset në rrugë, një i plagosur rëndë (FOTO)

Aksident te tuneli i Krrabës, 'Honday' përmbyset në rrugë, një i plagosur rëndë (FOTO)

Foto nga aksidenti te tuneli i Krrabës

Një i plagosur rëndë është bilanci i aksidentit te tuneli i Krrabës, pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan, mesditën e kësaj të mërkure. Ka qenë një automjet tip "Honday" që ka humbur kontrollin dhe për rrjedhojë është përmbysur në rrugë. Mësohet se drejtuesi i automjetit ka mbetur i lënduar rëndë.

Foto nga aksidenti te tuneli i Krrabës

Ai është transportuar për në Spitalin e Traumës në kryeqytet ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Në vendin e ngjarjes ka mbëritur edhe policia të cilët po hetojnë për shkaqet e aksidentit, ku paraprakisht dyshohet për shpejtësi tej normave të lejuara. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Francë/ 218 kandidatë të majtë tërhiqen nga raundi i dytë

Zgjedhjet në Francë/ 218 kandidatë të majtë tërhiqen nga raundi i dytë