Ditën e sotme rreth orës 14:00, tek Pallati me Shigjeta ka ndodhur një aksident rrugor.

Sipas informacioneve, në aksident është përfshirë një ciklomotorr me drejtues H. H., i cili është përplasur me një çiklist ende të paidentifikuar.

Çiklisti ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes