Tiranë- Një aksident ka ndodhur në 'Rrugën e Durrësit' në kryeqytet. Nga foto e siguruara nga Shqiptarja.com, vihet re se në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip 'Audi' dhe një furgon 'Ford Transit'.
Të dy automjetet e përfshira në këtë aksident janë dëmtuar por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Për pasojë është krijuar një trafik i rënduar. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Komento