Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Berat-Dimal, në afërsi të fshatit Otllak.
Sipas informacionit zyrtar të Policisë, 34-vjeçari G. Sh., banues në Kuçovë, duke drejtuar automjetin tip BMW, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë pasagjeri që ndodhej në automjet, L. Ll., 33 vjeç, banues gjithashtu në Kuçovë.

H.K/r.k./Shqiptarja.comDrejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa "grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit", njofton Policia.
Komente

