ELBASAN- Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin ‘Elbasan-Peqin’, që i ka marrë jetën 2 personave dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Një furgon i mbushur me pasagjerë është përplasur me një mjet tip ‘Benz’.
Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi dhe pasagjerja e Benzit. Viktimat janë nënë e bir, Fatbardha dhe Klodian Shahini, përkatësisht 55 dhe 33 vjeç. I plagosur ka mbetur shoferi i furgonit dhe 4 pasagjerë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", në fshatin Paulesh, furgoni që drejtohej nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin K. Sh.
Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip "Benz" shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.
Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi A. B., dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi Policia.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
-
/DAYTIME/,s.d.q mund te veresh qe ka ndryshim mes shofereve qe kane ngare makinat jashte,nga ata qe s'kane qene kurre jashte,ose qe kane qene ne vende ku shoferet e trafiku le per te deshiruar.
Përgjigju -
Kafshëri e drejtuesve të mjeteve është shkaktar i gjith aksidenteve,mund të jesh në rregull vjen fshatari shpellar me shpejtësi dhe të vret.
Përgjigju -
Në këtë vend njerëzit drejtojnë automjete pa rregulla. të njëjtët njerëz kur janë në Greqi, respektojnë rregullat. cfare mungon ketu Asnjë respekt për njëri-tjetrin. si kafshët. kur vozis me max. shpejtësia e lejuar, shoferi prapa më pengon të kaloj mbikalimin. Sistemi i trajnimit për lejen e parë të drejtimit duhet të ndryshojë.
Përgjigju









Komente
Komento