Ngjarja e rëndë që ka shokuar qytetin e Elbasanit ndodhi mbrëmjen e djeshme. Viktimat janë dy motrat Vjola dhe Baftjare Hekurani, përkatisht 19 dhe 21 vjeç, ndërsa e plagosur në gjendje të rëndë është nëna e tyre Merita Hekurani që është e shtruar në spitalin kirurgjikal të qytetit.
Gjithçka ndodhi rreth orës 23.00 të natës së kaluar në vendin e quajtur “Stacioni i trenit”, ku një mjet tip Fiat Punto me targa AA384 DA i drejtuar nga një 23 vjeçar po ecte me shpëjtësi skëterrë. Në mënyrë të befasishme makina ka devijuar lëvizjen duke u ngjitur në trotuar dhe duke shtypur dy motrat që atë moment po ktheheshin në shtëpi.
Sikur të mos mjaftonte kjo, pas aksidentit drejtuesi i mjetit i identifikuar me inicale D.C ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Efeektivët e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe konstatuan se shkak i aksidentit të dyfishtë është lëvizja tej normave të lejuara dhe shkelja flagrante e rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e drejtuesit 23 vjeçar që mësohet se është banor i qytetit të Elbasanit. Forca të shumta policie janë vënë në kërkim të autorit
(ns/shqiptarja.com)