Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", në fshatin Buzëmadh, ku ka ndërruar jetë një këmbësor.

Mësohet se automjeti tip "Opel" që drejtohej nga shoferi me iniciale O. P., ka përplasur një 84 vjeçar i cili po kalonte rrugën. Fatkeqësisht i moshuari nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra dhe vdiq në vend.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Lajmi kryesor:

Nga Shkodra në Vlorë, 5 aksidente brenda 2 orësh! Humb jetën kalimtari, një tjetër rëndë në spital! Përplaset makina me targa italiane e rrëzohet motori me dy turistë