Dy të reja nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident rrugorGjermani.

Viktimat janë identifikuar si Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona Zubaku, 18 vjeçe, motra nga Topanica e Kamenicës.

Policia gjermane ka bërë me dije se në autostradën A5 ku humbën jetën dy motrat, u regjistrua edhe një aksident tjetër.

“Dy automjete u përplasën gjatë një manovre ndërrimi korsie, nga korsia e mesme në atë të majtë. Për shkak të shpejtësisë së lartë, drejtuesit humbën kontrollin mbi automjetet. Një person mbeti i plagosur rëndë”, njoftuan autoritetet gjermane.

Autoritetet bëjnë të ditur se katër nga pesë automjetet e përfshira nuk patën të lënduar, por dy vajzat që udhëtonin në një automjet tip Smart humbën jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të rënda.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.