Aksident tragjik në Gjirokastër
3 të vdekur e 11 të plagosu

Aksident tragjik në Gjirokastër<br />3 të vdekur e 11 të plagosu
GJIROKASTER - Tre të vdekur dhe 11 të plagosur është bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi rreth orës 14: 10 të ditës së sotme në aksin Gjirokastër-Jergucat në vendin e quajtur kthesa e Vanistrës.

Një furgon taksi me targa GJ 253 A , që drejtohej nga shtetasi Xhevair Likaj fillimisht është përplasur me automjetin tip Ford me targa Tr 6415 T, që drejtohej nga shtetësja Entela Bitraj.

Furgoni taksi po udhëtonte nga Gjirokastra për në Kakavijë, ndërkohë që fordi po dilte nga një rrugë dytësore nga fshati Vanistër për në rrugën kryesore me drejtim Gjirokastrën.

Më pas automjeti furgon është përplasur edhe me një automjet tjetër tip Reno Klio me targa Gj 1348 B, që drejtohej nga shtetasi Lester Aliko, i cili po udhëtonte nga Jergucati në drejtim të Gjirokastrës.

Policia e Gjirokastrës sqaron se “si pasojë e përplasjes janë plagosur rëndë dhe lehtë 14 shtetas ku më pas humbën jetën tre shtetas. Nisin hetimet për shkaqet e aksidentit. Grupi hetimor po kryen veprimet, ku kanë ardhur ekspertë të Qarkullimit Rrugor dhe ekspert auto teknik nga Tirana.

HUMBEN JETEN NE AKSIDENT
Tahir Bitri, 73 vjec nga Gjirokastra, mjek i njohur gjirokastrit 
Sose Nikolla, 70 vjece nga Gjirokastra
Shpetim Cela, 26 vjec nga Korca

TE PLAGOSURIT NE SPITALIN USHTARAK
Klodian Shuaipi, 27 vjec
Lediona Zeno, 28 vjece
Anxhela Bedaj, 20 vjece

TE PLAGOSUR NE AKSIDENT
Ereniqi Bitri
Entela Bitri
Xhevahir Lika
Ana Zeno
Arben Sulejmani
Iljaz Beqiri
Alket Musaraj
Anxhelo Abazi

ORE PAS ORE NGA MESIMI I LAJMIT PER AKSIDENTIN

POLICIA: NE AKSIDENT U PERFSHINE 3 AUTOMJETE, JA EMRAT E VIKTIMAVE E TE PLAGOSURVE

Në automjetin tip Ford me targa TR 64 15 T, udhëtonin shtetasit Tahir Bitri 73 vjeç, i cili ka humbur në Spital.
Gjithashtu në këtë automjet udhëtonte edhe bashkëshortja e shtetasit Tahir Bitri shtetësja Ereniqi Bitri, e cila së bashku me drejtuesen e automjetit që është vajza e saj ndodhen të shtruara në spitalin rajonal Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.

Në automjetin tip Ford Taksi me targa Gj 252 A
, udhëtonin 10 pasagjerë dhe konkretisht:
• Xhevair Lika , i datëlindjes 1963 nga Gjirokastra drejtues i automjetit, i plagosur lehtë .
• Sose Nikolla , 70 vjeçe nga Golemi i Gjirokastrës e cila ka humbur jetën në Spital.
• Shpëtim Çela , i datëlindjes 1986 nga Korça i cili ka humbur jetën në spital.
• Klodian Shuaipi i datëlindjes 1985 nga Berati, i cili ëhstë transportuar në gjendje të rëndë me helikopter për në Tiranë.
• Ledjona Zeno , e datëlindjes 1984 nga Saranda është transportuar në gjendje të rëndë me helikopter për në Tiranë.
• Anxhela Bedaj , e datëlindjes 1992, nga Golemi i Gjirokastrës është transportuar me Ambulancë për në Tiranë.
• Ana Zeno, 5 vjeçe nga Saranda është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Gjirokastër.
• Arben Sulejmani i datëlindjes 1985 nga Saranda është jashtë rrezikut për jetën në spitalin Gjirokastër.
• Iliaz Beqiri i datëlindjes 1989 , nga Delvina, ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spital Gjirokastër.
• Alket Musaraj, i datëlindjes 1987 nga Saranda, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Gjirokastër
• Anxhelo Abazi , i daltëlindjes 1992 , nga Delvina, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në automjetin tip Reno Klio me targa Gj 13 48 B, udhëtonte vetëm drejtuesi i automjetit i cili nuk ka pësuar dëmtime.

3 PREJ TE PLAGOSURVE NE GJENDJE TE RENDE, U NISEN DREJT TIRANES


Ora 17:00
Të plagosurit e këtij aksidenti janë 6 persona, ndërsa 3 prej tyre rezultojnë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ata janë Klodian Shahipi, 32 vjeç, Lediona Zeno, 32 vjeç dhe Anxhela Dedaj. Për këtë arsye ata janë transportuar drejt Tiranës. 2 prej tyre janë transportuar me helikopterë, ndërsa njëri prej tyre me ambulancë drejt spitalit Ushtarak në Tiranë. Ndërkohë që situata shëndetësore e 3 të tjerëve paraqitet më e lehtë.

SIPAS POLICISE SE GJIROKASTRES

Në aksin rrugor nacional Gjirokaster - Sofratike- në vendin e quajtur kthesa e Vanistrës , një automjet furgon taksi me targa GJ 253 A , që drejtohej nga shtetasi Xhevair Likaj , i datelindjes 1963, nga Gjirokastera i cili po udhëtonte nga Gjirokastra për në Kakavije është përplasur me automjetin tip Ford me targa Tr 6415 T, që drejtohej nga shtetësja Entela Bitraj , e datëlindjes 1977, nga Gjirokastra , e cila po dilte nga një rrugë dytesore nga fshati Vanistër për në rrugën kryesore me drejtim për në Gjirokastër. Më pas automjeti furgon është përplasur edhe me një automjet tjetër tip Reno Klio me targa Gj 1348 B, që drejtohej nga shtetasi Lester Aliko i datëlindjes 1980 , nga fshati Lazarat i cili po udhëtonte nga Jergucati në drejtim të Gjirokastrës.

SKEMA PARAPRAKE E AKSIDENTIT


Ora 16:07
Ndërkaq, sipas hetimeve paraprake të grupit hetimor në vendngjarje, në lidhje me shkaqet që mund të kenë çuar në aksidentin tragjik, mendohet se përplasja mes 3 automjeteve të ketë ndodhur në një kthesë që të çon në fshatin Vanister. Furgoni me targa të Gjirokastrës në drejtim të Sarandës, i cili ka pasur 6 pasagjerë, ka qenë në krahun e tij të rrugës, ndërsa gjatë një kthese një automjet i tipit Ford me targa Tirane i drejtuar nga Entela Bitri, i ka zënë rrugën furgonit. Për të shmangur përplasjen me automjetin, furgoni ka devijuar në korsinë tjetër të rrugës, por jo vetëm që ka përplasur makinën Ford, por në korsinë tjetër mendohet të jetë përplasur edhe me automjetin tip Reno me targa të Gjirokastrës, drejtuar nga Laster Alikoj.

RRITET BILANCI I VIKTIMAVE, NDERRON JETE NJE TJETER PERSON


Ora 16:00
Ka ndërruar jetë në mënyrë të befasishme edhe një tjetër person, duke e çuar kështu bilancin e vdekjeve në 3. Viktima është shtetasi Shpëtim Çela 26 vjeç nga Korça, i cili udhëtonte në furgon për në Sarandë. Ndërkaq, raportohet se viktima nuk ishte nga 2 personat të cilët janë në gjendje të rëndë dhe që pritet të transportohen drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së tyre të rëndë shëndetësore.

LAJMI U RAPORTUA RRETH ORES 14:15, FILLIMISHT ISHTE 1 I VDEKUR, MJEKU TAHIR BITRI

Ora 14:15
Sipas korrespondentit të A1 Report të ndodhur në vendngjarje, Piro Nase, në aksident janë përfshirë 3 automjete. Një furgon me targa të Gjirokastër me drejtues shtetasin Xhevahir Likja, është përplasur me 2 automjete, një me targa të Tiranës drejtuar nga 40 vjeçarja Entela Bitri, dhe me automjetin tjetër me targa të Gjirokastrës me drejtues Laster Aliko. Si pasojë e kësaj përplasjeje ka mbetur i vdekur mjeku Tahir Bitri, 72 vjeç dhe shtetasja Sose Nikolla, 80 vjeç, ndërsa raportohet se janë plagosur 7 persona të tjerë.  Ndërkaq, në lidhje me situatën e të plagosurve, mësohet se 2 prej tyre ndodhen në reanimacion në spitalin e Gjirokastrës në gjendje kritike për jetën, ndërsa 5 të tjerët kanë dëmtime të lehta. Klodian Shahipi, 32 vjeç dhe Lediona Zeno, 32 vjeç (2 të plagosurit më rëndë) dhe do transportohen në Tiranë me helikopter.

Ndërkohë, siç bën të ditur gazetari Piro Nase në sajë të burimeve konfidenciale nga policia, mendohet se shkak të ketë qenë skopimi i gomës të njërit prej automjeteve të përfshirë në aksident. Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje pritet që të zbardhin detajet mbi këtë ngjarje dhe shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë. 

Gurpi hetimor në vendngjarje po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, ku kanë ardhur ekspertë të Qarkullimit Rrugor dhe ekspertë auto teknik nga Tirana.

(Gre.M/sg/ Shqiptarja.com)
(Lajmi nga ora 14:30 eshte perditesuar ne vazhdim deri ne oren 23:12)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'