Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar, plagoset edhe vëllai i mitur

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar, plagoset edhe vëllai i mitur

Viktima Denis Qoshku dhe vendngjarja

GREQI- Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në Greqi ku për pasojë humbi jetën një 17-vjeçar shqiptar dhe u plagos vëllai i tij i mitur

17-vjeçari Dionis Qoshku ishte duke udhëtuar me motor bashkë me vëllanë e tij, Ersid Qoshku 14 vjeç dhe u përplasën me një makinë, në aksin rrugor Kastel-Platanos, që rezultoi fatale për Dionisin.

Mediat greke bëjnë me dije 14 vjeçari ka marrë lëndime të lehta e për rrjedhojë është dërguar në spitalin e Chanias.

Lajmi u bë me dije nga Shoqata shqiptare Kisamo “Kastel” ku njoftohej se dy të rinjtë ë ishin me origjinë nga Librazhdi.

“Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në Kastel, në aksin rrugor Kastel Platanos, në fshatin Traqila rreth orës 9:30 të mëngjesit , një makinë turistësh ka bërë një kthesë të menjëhershme dhe si pasojë dy djemtë nga Librazhdi që ishin në motor nga pas u përplasën me automjetin duke gjetur vdekjen 17 vjeçari Dionis Qoshku ndërsa vëllai i tij Ersid Qoshku ndodhet ne spital jashtë rrezikut për jetën.”, shkruhet në faqen e shoqatës në Facebook.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë