Dy të rinj shqiptarë, motër e vëlla humbën jetën në një aksident në Breshia të Italisë. Dy nga viktimat janë me origjinë shqiptare, por me shtetësi italiane. Ata janë identifikuar si Daniela dhe Antonio Ago.
Daniela ishte 21-vjec, ndërsa Antonio 23-vjec. Viktima e tretë është një italian 23-vjec, që po udhëtonte me dy shqiptarët.
Aksidenti ka ndodhur gjatë natës në autostradën Milano-Breshia. Në aksident u përfshinë autovetura dhe një mjet i tonazhit të rëndë. Bëhet me dije se u plagosën 7 persona , por për tre prej tyre përplasja rezultoi fatale.
Autostrada u mbyll, pothuajse deri në agim, duke u rihapur vetëm rreth orës 4:30 të mëngjesit.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO