Një aksident tragjik me 3 viktima ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Kodër-Kashar, duke u ka marrë jetën 2 vëllezërve dhe kushëririt, të cilët ishin pasagjerë në makinën tip 'Opel' që u përplas me murin.
Gazetari Sokol Dema raporton se viktima të këtij aksidenti janë Ismail Sulaj 66 vjeç, Belul Sulaj 63 vjeç dhe Dashamir Dema 50 vjeç. Ismail Sulaj dhe Belul Sulaj janë vëllezër me njëri tjetrin, ndërsa këto të dy, bashkë me viktimën tjetër janë kushërinj të shoferit 29-vjeçar Zija Stefanescu (Murati).
Makina tip "Opel" e drejtuar nga 29-vjeçari, ka dalë nga rruga dytësore "Hajdar Valisi" duke u përplasur me murin, mbrëmë rreth orës 23:30. Katër kushërinjtë po ktheheshin në drejtim të banesës së tyre, por mbetet e paqartë ku kanë qenë, në ndonjë vizitë familjare apo në ndonjë festë, pasi aksidenti ka ndodhur në orën policore.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, makina është shkatërruar komplet nga përplasja me murin. Përplasja ka qenë aq e fortë sa e kanë dëgjuar në shtëpitë e banorave që ndodheshin aty pranë. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë njoftuar nga banorët e zonës, por përpara se të mbërrinin një automjet që ishte pas makinës së aksidentuar u dha ndihmën e parë. Por, pavarësisht ndihmës, dy prej të aksidentuarve kanë humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerët janë transportuar në spital. Njëri prej tyre, për shkak të plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë, duke e çuar bilancin e këtij aksidenti të rëndë në 3.
Shoferi i makinës është arrestuar pasi është dërguar në spital. Mjekësia ligjore i marrë kampionin e gjakut për të bërë analizën nëse ka konsumuar alkool apo jo, ndonëse komunikimi i parë me punonjësit e policisë nuk kishte shenja te konsumimit. Në vendin ku ka ndodhur përplasja është një tip kryqëzimi në formën e shkronjës "Y", i cili në jo pak raste ngatërron drejtuesit e mjeteve. Mungesa e ndriçimit e bënë po ashtu të vështirë qarkullimin në këtë zonë.
Ndërkaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i policisë:
Në kodër-kashar, rreth orës 23:30, shtetasi Z. M., 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Si pasojë kanë ndërruar jetë 3 pasagjerë në këtë mjet shtetasit me iniciale L. S., I. S dhe D. D., ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kjo është fotoja e 2 vëllezërve Ismail Sulaj 66 vjeç, Belul Sulaj 63 vjeç, të cilët kanë ndëruar jetë në aksidentin e ndodhur në Kashar.
Ndërkaq bëhet me dije se një automjet që ishte pas mjetit me targa rumune, i cili u aksidentua në një rrugë dytësore në Kodër Kashar, u dha ndihmën e parë katër personave që sapo ishin aksidentuar. Përplasja ka qenë aq e fortë sa e kanë dëgjuar banorët e banesave në afërsi. Pavarësisht ndihmës, dy prej të aksidentuarve kanë humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerët janë transportuar në spital.
Njëri prej tyre, për shkak të plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja janë njoftuar nga banorët e zonës. Katër personat po ktheheshin në drejtim të banesës së tyre. Mbetet e paqartë ku kanë qenë, në ndonjë vizitë familjare apo kafene, pasi aksidenti ka ndodhur në orën policore.
Arrestohet Zija Stefanescu (Murati) 29 vjeç drejtuesi i makinës ku ndodhi aksidenti me 3 viktima në Kashar.
Kjo është makina e aksidentuar ku humbën jetën 3 pasagjerët në Kodër Kashar. Siç shihet dhe nga fotoja e siguruar nga gazetari i Report Tv Arsen Rusta, makina është përplasur me murin dhe është shkatërruar. Ndërkaq pranë saj ka dhe shumë gjak.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë alkooli.
Ismail Sulaj, Belul Sulaj dhe Dashamir Dema janë 3 viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur gjatë natës së kaluar në Kodër Kashar. Ndërsa Zija Murati ka qenë shoferi i makinës i cili ndodhet në spital.