Kjo është makina e aksidentuar ku humbën jetën 3 pasagjerët në Kodër Kashar. Siç shihet dhe nga fotoja e siguruar nga gazetari i Report Tv Arsen Rusta, makina është përplasur me murin dhe është shkatërruar. Ndërkaq pranë saj ka dhe shumë gjak.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë alkooli.
Lajmi kryesor:
Aksident tragjik në Kashar, makina përplaset me murin, vdesin 2 vëllezërit dhe kushëriri, po ktheheshin në shtëpi! Arrestohet shoferi (Emrat)
