Ishin nisur nga Gjermania në Kosovë me pushime, familja shqiptare aksidentohet në Kroaci! Humb jetën nëna dhe vajza, babai dhe i biri rëndë në spital

Ishin nisur nga Gjermania në Kosovë me pushime, familja shqiptare aksidentohet në Kroaci! Humb jetën nëna dhe vajza, babai dhe i biri rëndë në spital

Familja e aksidentuar dhe aksidenti

Identifikohen viktimat e aksidentit të rëndë të ndodhur pak para mesnatës së të premtes, 4 gusht 2023.

Makina në të cilën udhëtonte familja Gashi nga Kosova, dy prindërit e fëmijët e mitur u përplas me një makinë që drejtohej nga një shtetas kroat. Si pasojë humbi jetën Njomza Olluri – Gashi dhe vajza e saj Olta ndërkohë bashkëshorti, Safet Gashi dhe djali janë plagosur rëndë.

Familja e cila jetonte në Abensberg të Gjermanisë udhëtonte me një mjet tip BMW për të shkuar drejt Kosovës me pushime kur u përplas në dalje të Ravçës në austrostadën A1 me një mjet që drejtohej nga 33 vjeçari  kroat. Edhe ky i fundit humbi jetën.

Eshtë dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të kthyer makinën përmbys dhe për të nxjerrë viktimat nga makina. Ndërkohë në gjendje të rëndë ndodhet babai bashkë me të birin dhe po trajtohen në spitalin e Splitit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:07
Ishte nisur nga Gjermania për në Kosovë, identifikohet familja që u aksidentua në Kroaci! Nënë e bijë humbën jetën, babai dhe djali në spital

Njomza Olluri – Gashi dhe vajza e saj Olta humbën jetën në aksidentin e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së 4 gushtit 2023 në Kroaci. Ndërkohë bashkëshorti, Safet Gashi dhe djali janë plagosur rëndë.

Familja nga Pjetershtica e Shtimës, në Kosovë ishin me vendbanim ne Abensberg të Gjermanisë, Ata po udhëtonin për në Kosovë kur makina e tyre BMW u përplas me një makinë që drejtohej nga shtetasi kroat, që mbeti gjithashtu viktimë. 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 të së premtes në dalje të Ravçës në austrostadën A1.

Babë e bir janë janë të plagosur rëndë dhe po trajtohen në spitalin e Splitit.

 

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar