TIRANË- Një aksident ka ndodhur pranë zonës së Qafë- Kasharit ku autoambulanca e spitalit të Krujës është përplasur me një mjet. Policia njofton se nga përplasja e fortë ka humbur jetën në vend pacientja. Ndërkohë që kanë mbetur të plagosur dhe janë në gjendje të rëndë në spital infermieri i ambulancës, shoqëruesja e pacientes si dhe pasagjeri i makinës tjetër. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës të mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Rinas-Tiranë. Viktima është Anila Berdaku ndërsa shoqëruesja e saj e plagosur është Marsida Berdaku. 

Infermieri Arjan Balloku është gjithashtu në gjendje të rëndë së bashku me 22-vjeçarin Yrmelind Gashi. 

Dy drejtuesit e mjeteve Ilir Shullazi, shofer i ambulancës dhe Antigon Abazi raportohet të kenë pësuar lëndime të lehta. 

"Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e "Rinasit", janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", ka njoftuar policia.

Në përditësim...

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:02
Ambulanca çoi 42-vjeçaren drejt vdekjes dhe jo në spital, mësohen të tjera detaje nga aksidenti tragjik! Drejtuesi i mjetit tjetër nën efektin e alkoolit

1638081379_353c20e3ec494c4eb2590f84b77ae689.jpg

Të tjera detaje janë mësuar nga aksidenti tragjik i mesnatës së sotme ku një ambulancë është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka humbur jetën një grua 42-vjeçare.

Report Tv ka mësuar se drejtuesi i mjetit shtetasi Antigon Abazi ka rezultuar nën efektin e alkoolit, sipas matjes me drager hera e parë në masën 0.28 dhe e dyta 0.27 g/l, në kushtet për ndëshkim me masë administrative jo për arrest.

Ndërkohë që dyshohet se ambulanca ka bërë një parakalim të gabuar.