Gjermania rinis financimin e agjencisë së OKB-së, UNRWA! Hetimet treguan se nuk ishte bashkëpunëtore e Hamasit në sulmin e 7 tetorit

Gjermania rinis financimin e agjencisë së OKB-së, UNRWA! Hetimet treguan se nuk ishte bashkëpunëtore e Hamasit në sulmin e 7 tetorit

1713981467_tyrjrtjytryj.JPG

Gjermania do të fillojë sërish financimin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinez (UNRËA).

Këtë e kanë bërë të ditur Ministria e Jashtme dhe Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, siç raporton gazeta gjermane Der Spiegel, duke kujtuar se pezullimi ndodhi në fund të janarit, kur qeveria izraelite akuzoi 12 anëtarë të agjencisë si bashkëpunëtorë të Hamasit në sulmin e 7 tetorit.

Vendimi i Berlinit për të rifilluar financimin e agjencisë erdhi pas një hetimi të pavarur që OKB-ja kërkoi nga tre institute kërkimore në Evropën Veriore dhe i koordinuar nga ish-ministrja e Jashtme franceze Cathrine Colonna, e cila theksoi faktin se autoritetet izraelite nuk komunikuan provat për të mbështetur akuzat e tyre.


Lajmi kryesor:

Gaza/ Hamas: Sinwar ka dalë nga tunelet dhe po viziton zonat e luftës! Izraeli falenderon Biden për ndihmën: Aleanca jonë është e hekurt


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu