Një person ka humbur jetën pasi, makina me të cilën udhëtonte është përplasur me bordurat anësore të rrugës. Aksidenti ka ndodhur tek mbikalimi i “Gërdecit”, ku drejtuesi i mjetit O.U., 29 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtësen metalike anësore të rrugës.
Aksidenti ka ndodhur në orën 10 të mëngjesit. 29-vjeçari mori plagë të rënda por arriti të dërgohej i gjallë në spital.
Edhe pas përpjekjeve të mjekëve, rreth orës 17:00 të pasdites, 29-vjeçari humbi jetën duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra.
Komento