Një aksident rrugor ndodhi në autostradën Lezhë-Laç, pranë urës së Milotit. Një automjep tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat.

Nga aksidenti është plagosur drejtuesi i makinës i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Shpejtësia dhe lagështira në rrugë dyshohet të jenë bërë shkak për aksidentin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:20
Prrenjas, trajleri del nga rruga - plagoset shoferi

Një trajler ka dalë nga rruga në zonën e Prrenjasit, ku për pasojë është plagosur drejtuesi. Ai është dërguar në spital, ndërkohë që shkak i aksidentit dyshohet lagështia në rrugë çka ka bërë që traileri të dalë nga rruga.