DURRËSNjë 25-vjeçar ka gjetur vdekjen në Shkozet të Durrësit pas një aksidenti tragjik të ndodhur rreth orë 20:10. Viktima është R.B banues në lagjen nr.15 në Durrës dhe udhëtonte me një motor tip “Dajang”, kur është përplasur nga autobusi tip "Skania" që drejtohej nga P.T. Më pas viktima është shtypur edhe nga një automjet tjetër 'furgon'.

Report TV ka siguruar edhe pamjet filmike ku trupi i 25-vjeçarit merret zvarrë për rreth 50 metra nga furgoni që i kalon nga sipër. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku bën me dije se motoristi punonte si shpërndarës picash ndërsa për këtë ngjarje deri më tani është shoqëruar drejtuesi i furgonit. Ndërsa policia bën të ditur se motori i viktimës ishte poshtë autobusit ku ndodhi edhe perplasja fatale.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore të cilët po bëjnë hetimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti.

Njoftimi i Policisë:

Më datë​ 26.10.2019, rreth orëns 20:10,  në autostradën Tiranë- Durrës,​ ​ në afërsi të një karburanti, në Shkozet, ​ shtetasi P.T,​ duke ​ drejtuar ​një mjet autobus tip "Skania" ​ është ​ përplasur​ ​ me​ motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R.  B, 25 vjeç,  banues ne lagjen nr 15 Durres i cili  ka gjetur vdekjen​.

Nga kqyrja e kamerave dhe veprimet  paraprake rezulton se drejtuesi i motorit  si pasojë e përplasjes nga autobusi  është përplasur edhe me një mjet tjetër i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja.

Ndërsa motorri është gjetur në vendngjarje poshtë autobusit.  Punohet​ për ​ sqarimin e rrethaneve të ngjarjes .