Një aksident i rëndë, me pasoj vdekjen e dy personave, është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor Përmet-Këlcyrë.

Viktimat janë 43 vjecari Petrit Lala, oficer i policisë, specialist krimesh, i cili vdiq në vend, dhe Nuri Kërcani, shefi i policisë së Përmetit, i cili ndërroi jetë në spital.

Kërcani u transportua në gjendje të rëndë në spital, por për mjekët nuk arritën të bënin shumë për të shpëtuar jetën e tij, duke qenë se gjendja ishte kritike.

Mjeti i aksidentuar është një “Mercedes Benz” me targa DR 6279. Automjeti është përplasur me bordurën e urës së Veroniqit, pasi dyshohet të ketë rrëshkitur në asfaltin e lagur nga shiu.