Aksident zinxhir në aksin Tiranë-Elbasan, plagosen dy persona nga përplasja e trefishtë

Aksident zinxhir në aksin Tiranë-Elbasan, plagosen dy persona nga përplasja e trefishtë

Foto ilustruese

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur dy persona ndërsa janë përfshirë tre automjete që lëviznin afër njëra tjetrës.

Ky aks rrugor është kthyer në një nga 'pikat e zeza' të vendit  tonë për sa i përket aksidenteve, kjo për shkak se aty kanë ndodhur përplasje të herë pas hershme makinash. Ndërkohë në vendin e  ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet