Aksidente në Tiranë e Bulqizë
plagosen 4 persona

Aksidente në Tiranë e Bulqizë<br />plagosen 4 persona
TIRANE- Dy aksidente kanë ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet. Një motor ka përplasur një këmbësore në rrugën “Jordan Misja”, e cila ka mbetur e plagosur.
 
Menjëherë kalimtarja është dërguar në spitalin “Ushtarak” për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkaq uniformat blu të Tiranës, kanë ndaluar drejtuesin e motoçikletës që kreu aksidentin.
 
Një tjetër aksident ndërkaq, ka ndodhur edhe tek kryqëzimi përballë Ministrisë së Drejtësisë, tek Bulevardi “Zogu i Parë”.
 
Një makinë ka hyrë në semafor më të kuqe, duke plagosur një tjetër këmbësor.
 
Kalimtari Skënder I. fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

BULQIZË, PËRPLASET MAKINA ME MOTOÇIKLETËN, DY TË PLAGOSUR
 
Një tjetër makinë aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur në Bulqizë. Një makinë është përplasue me një motoëikletë.
 
Ngjarja ka ndodhur tek ura që lidh qytetin e ri me të vjetrin.
 
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur dy personat që udhëtonin me motoçikletë Andi Manjani 18 vjeç dhe Medat Dema 20 vjeç, të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin “Ushtarak” në Tiranë, në gjendje kritike për jetën.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu.
 
Policia ndaloi drejtuesin e mjetit që u përplas me motorin, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin