Shpejtësia mbi normat e lejuara nga makinat dhe moszbatimi i rregullave të qarkullimit nga këmbësorët janë shkaqe kryesore të aksidenteve në Shqipëri. Këmbësorë që kalojnë rrugën në mungesë të vijave të bardha, kalimtarë që ecin në korsinë e biçikletave apo biçikleta që lëvizin në rrugën e makinave janë disa nga shkeljet e sinjalistikës që Report Tv arriti të fiksojë në zonën e unazës së vogël në Tiranë.
Instruktori i drejtimit të mjeteve, Skënder Hasmeta, thekson mungesën e informacionit dhe të penaliteteve favorizon këmbësorët të thyejnë rregullat e qarkullimit.
“
Sinjalistikë për të kaluar këmbësorët këtu nuk ka, ata futen me dashje aty dhe policia rrugore nuk ka çfarë iu bën këtyre tipave, as policia e rendit nuk ka çfarë iu bën sepse legjislacioni është i mangët, të paktën të vendosen masa administrative me gjoba, kur bëhen aksidente dhe këmbësori është fajtor të përgjigjet penalisht”, tha Hasmeta
Sipas Hasmetës edhe mungesa e kualifikimit të drejtuesve të mjetit është shkak për aksidente.
“Ca nuk ruajnë distancat, ca ecin shpejt, ca kryejnë frenime të gabuara, ca kryejnë ndalime të gabuara, nuk përdorin sinjalistikën shoferët gjatë lëvizjes në rrugë. Pjesa dërrmuese e shoferëve nuk kanë kaluar në autoshkolla nuk njohin as normat e sjelljes, as të sigurisë as kodin rrugor dhe përplasen kryesisht me këta që njohin rregullat”, u shpreh Hasmeta.
Të dhëna nga Ministria e Transporteve tregojnë se 71.4% e aksidenteve në vitin 2016 janë shkaktuar shpejtësia e mjeteve tej normave të lejuara, ndërsa 50% e tyre kanë ndodhur edhe nga pakujdesia e këmbësorëve në rrugë. Qytetet me numrin më të madh të aksidenteve janë Tirana me 1429 aksidente dhe Durrësi me 357 të tilla.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.6%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 2957
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24