“E shtunë e zezë për Shqipërinë”, kështu e ka përshkruar ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, referuar të gjitha incidenteve tragjike të ndodhura sot në të gjithë vendin, që shkaktuan 13 viktima dhe 8 të plagosur.
Në vijim ai përmend të gjitha aksidentet që ndodhën sot në të gjithë vendin; në Kukës, Sarandë, Fushë-Krujë dhe në Tiranë, ku u gjet i vdekur një 29-vjeçar paraditen e së shtunës.
“6 te vdekur e 4 të plagosur në gjëndje të rëndë nga aksidenti i mëngjesit në Kukës-Shishtavec.”
Ndërsa vëmëndja dhe lutjet tona ishin tek viktimat dhe familjarët e aksidentit një tjetër, ngjarje e rëndë ndodh në Fushë-Krujë.
Shpërthimi i një granate i merr jetën një fëmije 6 vjeç, fatmirësisht shpëtojne vetëm me lendime 3 fëmijë të tjerë.
Pak minuta më vonë në Linzë, gjëndet i pajetë një 29-vjecar.
Pasditja sjell një tjetër lajm të kobshëm. 5 të vdekur në një tjetër aksident tragjik në Sarandë.
Ngushellime familjarëve dhe miqve të viktimave që humbën jetën sot. Zoti u dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar dhimbjen.
Lutemi qe të plagosurit të kenë shërim të shpejtë’, shkruan Basha në Facebook.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com