Aksidentet, bilanc lufte, deri
në korrik 187 viktima

Numri i aksidenteve automobilistike që ndodhin çdo ditë në rrugët e vendit, i ngjan një bilanci lufte. Kjo konfirmohet më së miri nëse i referohemi grafikut për numrin e personave të përfshirë në aksidente rrugore, gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2012. Mitat Tola, specialist i sigurisë rrugore, e ka publikuar këtë grafik në faqen e tij “Facebook”, pasi të dhënat zyrtare nuk janë publikuar ende. Nëse i hedhim një sy këtij grafiku, që i referohet të dhënave zyrtare, do të vëmë re se numri i tyre rritet me shtimin e muajve të nxehtë, kur në vendin tonë vijnë edhe një pjesë madhe e emigrantëve, që në jo pak raste janë përfshirë në përplasje fatale. Kështu po sipas këtij grafiku, muaji gjatë të cilit janë shënuar më shumë aksidente dhe më shumë viktima ka qenë muaji korrik. Sipas statistikave të uniformave blu, muaji që kaloi është mbyllur me 282 persona të përfshirë në aksident, nga të cilët 49 prej tyre kanë vdekur, ndërsa 223 janë plagosur. Ndërsa muaji që ka pasur më pak aksidente, por jo më pak viktima ka qenë muaji shkurt. Kështu gjatë këtij muaji janë regjistruar 129 aksidente me 21 të vdekur, ndërsa marsi ka regjistruar numrin më të vogël të viktimave, 14 të vdekur nga një bilanc prej 192 personash ët përfshirë një aksidente. Në total 6-mujori i parë i vitit 2012 është mbyllur me mbi 1 mijë aksidente, në të cilët u përfshinë 1275 persona, nga të cilët 187 persona humbën jetën ndërsa 1088 të tjerë mbetën të plagosur. Ndërkohë që nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, vihet re një rritje drastike e aksidenteve. Kështu nëse në janarin e 2011 janë shënuar 83 aksidente, në janarin 2012 janë regjistruar plot 173 aksidente dhe kjo tendencë në rritje vihet re gjatë gjithë muajve të gjysmës së parë të vitit.
ISHP
Sipas statistikave të ISHP-së në vendin tonë vdesin çdo vit nga aksidentet rrugore rreth 315 persona. Pjesa dërrmuese e tyre shkaktohet nga moshat 18–30 vjeç. Aksidentet rrugore shkaktohen nga shpejtësia mbi normat e lejuara, nga moszbatimi i rregullave të qarkullimit, nga mungesa e sinjalistikës në disa rrugë, si dhe nga infrastruktura e rënduar në disa pjesë të rrugëve. Pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhin në orët e vona të natës dhe vijnë nga konsumimi i alkoolit dhe shpejtësia mbi normat e lejuara. Shumica e aksidenteve rrugore shkaktohen gjatë sezonit të verës, ku shtohet fluksi i ardhjes së emigrantëve, si pasojë shtohet qarkullimi në rrugë dhe ecja e tyre më shpejtësi. Sipas një raporti të ISHP-së, emigrantët që jetojnë dhe punojnë në Itali janë shkaktarët kryesorë krahasuar me emigrantët që jetojnë në Greqi. Një problem tjetër është edhe mungesa e korsive në rrugë për kalimin e automjeteve në rastet e emergjencave. Ambulancave u duhet të presin në trafik me sinjalet ndezur për të çuar pacientin në spital.

(sg/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ndiqni intuitën dhe mos kini frikë të merrni vendime të guximshme... Çfarë thonë yjet për ju sot

Ndiqni intuitën dhe mos kini frikë të merrni vendime të guximshme... Çfarë thonë yjet për ju sot