Aksidentet, eksperti Hasho: Të ngrihet një komitet për sigurinë rrugore! Drejtuesit e mjeteve nuk njohin mirë rregullat e qarkullimit, janë të papërgjegjshëm

Në vendin tonë, ditët e fundit kanë ndodhur disa aksidente rrugore, të cilat në rastin më të keq kanë përfunduar edhe me viktima.

Eksperti për sigurinë rrugore Fatmir Hasho në një intervistë për Report Tv, tha se situata është e rëndë dhe se aksidentet e ndodhura janë jo nga faji i sinjalistikës rrugore, por nga drejtuesit e mjeteve.

Hasho tha se drejtuesit e mjeteve nuk njohin mirë dhe si duhet rregullat e qarkullimit rrugor, duke shtuar se madje ato janë edhe të papërgjegjshëm. Hasho nënvizoi se sipas tij duhet të zgjatet koha e marrjes së patentës dhe se shteti duhet të ngrejë menjëherë një komitet të sigurisë rrugore.

'Unë mendoj se duhet zgjatur koha e marrjes së lejes së drejtimit të mjetit. Ende nuk po funksionon një komitet i sigurisë rrugore në rang kombëtar. Persona që kanë bërë aksidente janë sërish në rrugë, ju hiqet leja e drejtimit për përdorim alkooli dhe pas pak ditësh i ke sërish në rrugë!

Aksidentet e ndodhura, janë jo nga faji i sinjalitikës, por i drejtuesve të mjeteve. Drejtuesit e mjeteve nuk njohin mirë rregullat e qarkullimit rrugor. Drejtuesit e mjeteve nuk janë të përgjegjshëm në drejtimin e mjetit. Shpejtësia shumë e madhe, ne e kemi të përcaktuar shpejtësinë si duhet të lëvizet në rrugë. Ne bëhemi shumë tolerantë mbasi ndodh aksidenti me drejtuesit e mjeteve. Nuk marrin dënimin real, që të krijojë një precedent që nesër të mos e bëjnë me atë gabim.

Unë menoj se duhet të ketë një lëvizje të fortë nga shteti, sepse për të vetmen temë për të cilën nuk kam dëgjuar të diskutohet këto 8 vite është fusha e aksidenteve rrugore. Të ngrejë një komitet të sigurisë rrugore në rang ministrash ku të kërkohet llogari. Situata është shumë e rëndë. Mendoj se do të ketë lëvizje të madhe gjatë verës dhe duhet të merren masa urgjente nga qeveria. Në media duhet të bëhet një fushatë e gjerë ndërgjegjësimi.'- tha Hasho.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liku: 08/05/2021 19:56

    Duhen radare elekronik si ne BE i cili rregullon trafikun

    Përgjigju
  • emil: 08/05/2021 19:15

    Nuk eshte se nuk i njohin regullat e qarkullimit por i shkelin me vetedije prandaj duhen masa me te repta ndeshkimi gje qe mesiguri me ndryshimet qe po behen ne kodin rrugor ku ashkelesit do te paguajne siguracion me te larte sigurisht qe do sjelli permiresime sepse kur preket xhepi ka reagim.

    Përgjigju
  • Tomi: 08/05/2021 18:41

    Në çeli dhe refuzim të paisjes më patent shoheri për jetë e mot.. për të gjithë ata që me gabime të qellimshme marrin jetë njerzish të pafajshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani