Aksidentet me dëme deri 30 mijë lekë zgjidhen me mirëkuptim, nëndrejtorja e AMF: Dëmshpërblimet do të bëhen për 14 ditë

Prej datës 1 korrik të këtij viti, të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të përfshihen në aksident ku vlera e dëmit do të jetë deri në 30 mijë lekë, do kenë mundësi që të bëjnë një marrëveshje me njëri-tjetrin, të kërkojnë dëmshpërblim te kompania e sigurimit pa përfshirë policinë. Nëndrejtorja Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) Mimoza Kaçi sqaron për Report TV lehtësitë që do të krijojë zbatimi i Raportit Evropian për Aksidentet.

“Në rast të një dakordësimi mes palëve kur ndodh një aksident ata mund të bien dakord që vlera të dëmit është nën 30 mijë lekë të reja dhe duke plotësuar këtë formular ata shmangin një kalvar të gjatë procedurash dhe letrash të përgatitura për shoqërinë e sigurimit. Mjafton të plotësojnë këtë duke e shoqëruar me disa foto nga vendi i ngjarjes, dhe ky formular shërben edhe si kërkesë pranë shoqërisë së sigurimit, ku pas dorëzimit të dokumentacionit brenda 14 ditësh shoqëria e sigurimit është e detyruar për të trajtuar dhe për të bërë pagesën e dëmit”, u shpreh Nëndrejtorja Ekzekutive e AMF.

Raportin Evropian të Aksidenteve do të mund ta marrin jo vetëm ata që do të presin policën e re të sigurimit por edhe ata që e kanë një policë aktuale sigurimi. Nëndrejtorja Kaçi thotë se numri i aksidenteve me këtë vlerë dëmi është në nivel të konsiderueshëm.

“Sipas statistikave që autoriteti disponon vlerësohet se 30-35% e rasteve të aksidenteve të jenë nën fashës 30 mijë lekë të reja. Pra poshtë kësaj vlere”, tha Kaçi.

Po ashtu pjesë e ndryshimeve në ligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transport, janë edhe afatet e dëmshpërblimit.

“Për dëme materiale që ndodhin gjatë një aksidenti automobilistik që ndodh në Shqipëri deri në 100 mijë lekë afatet e trajtimit dhe pagesës së dëmeve ulen ndjeshëm në 14 ditë”, pohoi Kaçi.

Ky afat deri më tani ka qenë 30 ditë. Po ashtu edhe policat e sigurimit do ndryshojnë duke u përshtatur me ligjin e ri, pasi është përfshirë Raporti Evropian të Aksidenteve si dhe vlera e limit të përgjegjësisë.

“Polica është përshtatur sipas parashikimeve ligjore të ligjit të ri në dallim nga policat e deritanishme këtu janë përcaktuar edhe disa detaje lidhje me Raportin Evropian të Aksidenteve si dhe vlera e limit të përgjegjësisë gjë që nuk ka qenë pjesë e policave të vjetra”, deklaroi nëndrejtorja.

Ndërkohë që AMF do të njoftojë të gjithë të siguruarit 15 ditë përpara përfundimit të afatit të policës së sigurimit të detyrueshëm motorik, masë kjo që pritet të sjellë ulje të numrit të automjeteve të pasiguruara në vend.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë